×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se theri 12 herë me thikë gjyshin e tij

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 11:23

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.I. i cili dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.


    D.I. po dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij K.I, duke e goditur me thikë derisa ishte duke fjetur.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur”, ka njoftuar Gjykata.

    Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!