×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Një muaj paraburgim për shtetasin e Serbisë që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë, dyshohet për tri vepra penale

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 15:06

    Një muaj paraburgim është caktuar ndaj një serbi që u arrestua të enjten në Fushë Kosovë.

    Ai dyshohet për veprat penale “Përgatitje e veprës penale vrasje”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrim”.

    Kështu tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprës penale Vrasje, Prezantimi i rremë si person zyrtar dhe veprën penale Mashtrimi.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.” /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!