×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Vali Corleonen, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 17:27

    Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Vali Corleones, për “dhunë në familje”.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, “i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”.

    Njoftimi i plotë:

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit P.C.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional.

    Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!