×
  • Lajme
  • Lajme

    Një njohës i statistikave konteston raportin e UNDP për liderët, thotë se nuk paraqesin përkrahjen për partitë por institucionet e vendit

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 17:09

    Ekonomisti, Erton Bega, ka kontestuar raportin e United Nations Development Programme (UNDP), i cili ka thënë se raporti paraqet nivel të kënaqshëm me punën e institucioneve por duke mos reflektuar përkrahje politike për zgjedhje.


    Bega, i cili ka thënë se përkrahja më e madhe për një Kryeministër ka qenë në Maj 2008 (72%) përderisa përkrahja më e vogël në Shtator 2015 (14,6%), ndërkaq së fundmi qenka 65,4%.

    Si rezultat i këtyre i njejti tha se pulsi publik i UNDP-së pasqyron përkrahjen për institucionet dhe jo domosdoshmëritë përkrahjen politike, shkruan Reporeti.net

    Postimi i plotë:

    Pulsi Publik i prezentuar nga UNDP paraqet nivelin e kënaqëshmërisë me punën e institucioneve në periudha të caktuara kohore por asnjëherë nuk reflekton përkrahjen politike për zgjedhje duke u bazuar në historikun e rezultateve të tij krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve.

    Përkrahja më e madhe për një Kryeministër ka qenë në Maj 2008 (72%) përderisa përkrahja më e vogël në Shtator 2015 (14,6%), ndërkaq së fundmi qenka 65,4%.

    Është trend i zakonshëm që pas zgjedhjes së qeverisë së re, qeveria dhe Kryeministri i ri të jenë të mbështetur nga populli si në Maj 2008 (72%), Nëntor 2014 (34,1%), Tetor 2017 (42,3%) dhe në Prill 2020 qenka 65,4%.

    Nëse krahasojnë mbështetjen e Kryeministrit në Pulsin Publik të publikuar para zgjedhjeve në raport me mbështetjen që të njejtit me partitë e tyre merrnin në zgjedhje, situata është si në vijim.

    Në Maj të vitit 2007, Agim Çeku kishte mbështetje 54%, ndërsa AAK morri vetëm 9,6% në zgjedhjet e mbajtura në Nëntor 2007.

    Në Nëntor 2010, mbështetja për Hashim Thaçin ishte 30,7% ndërkaq një muaj më vonë, PDK morri 32,11% të votave në zgjedhje. Afërsia e matjes së pulsit publik me kohën e zgjedhjeve reflekton më për së afërmi përkrahjen politike se sa atë institucionale për Kryeministrin.

    Në Prill 2014, përkrahja për Hashim Thaçin sipas pulsit publik të UNDP ishte 48,5% por dy muaj më vonë (Qershor 2014), PDK u votua vetëm nga 30,4% e qytetarëve.

    Në Tetor 2016, përkrahja për Isa Mustafën ishte 19,7% bazuar në Pulsin Publik të UNDP, por në zgjedhjet e radhës në Qershor 2017, LDK u votua nga 25,5% e popullatës.

    Përkrahja sipas Pulsit Publik për Ramush Haradinajn në maj të vitit 2019 ishte 36,5% por ai dhe partia e tij AAK në zgjedhjet pasuese të 6 Tetorit 2018 u votuan vetëm prej 11,5% e qytetarëve.

    Pra Pulsi Publik nga UNDP pasqyron përkrahjen për institucionet dhe jo domosdoshmëritë përkrahjen politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!