×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pacient me coronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 18:54

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 9 pacientë me coronavirus.


    Prej tyre, gjashtë janë në gjendje stabile, ndërsa tre me oksigjenoterapi, ku njëri nga ta është në gjendje kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv.

    Informacionet për RTV21 i konfirmoi drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

    Ndryshe, në Kosovë nga Covid-19 janë infektuar 1064 persona, 829 janë shëruar, ndërsa, 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!