×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Një person tenton të vjedh në një barnatore në Ulpianë, kapet në flagrancë nga policia

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 11:58

    Një person sot rreth orës 10:30 është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar që të kryej një grabitje në një barnatore.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjti ka bërë të ditur se i dyshuari është kapur në flagrancë dhe ndaj tij kanë filluar procedurat policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

    “Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!