×
  • Lajme
  • Lajme

    Një prej të arrestuarve sot për fajde, para një muaji ishte intervistuar nga Haga

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 13:35

    Vetëm një muaj më parë, për tre ditë rresht Rrahim Hashimi ishte intervistuar në Hagë, për krime lufte, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën. Sot, ai është arrestuar në Prishtinë, si i dyshuar për përfshirje në një grup kriminal.


    Ish-luftëtari i UCK-së, tash biznesmen i njohur, është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për përfshirje në një grup kriminal të organizuar, shkruan Reporteri.net. Bashkë me të janë arrestuar edhe pronari i disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” dhe biznesmenët tjerë Ilir Bojku e Mentor Maqani.

    Ata po dyshohen se në bashkëveprim organizuar një rrjet fajdesh.

    I arrestuari Rrahim Hashani, si ish-luftëtar i ‘Forcave Komando Delta’ të UÇK-së të Brigadës 138, vetëm para një muaji është intervistuar për krime lufte në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e njohur në Kosovë si Prokuroria e Gjykatës Speciale.

    Intervistimi i tij nga Haga kishte zgjatur për tre ditë, pasi kishte nisur më 9 prill 2019, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ai vetë kishte konfirmuar se nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale ishte thirrur si i dyshuar.
    Por, dosja kriminale e Hashanit nuk ka nisur sot me arrestimin e tij, bashkë me dy miqtë e tij.

    Ndaj tij, vitin e kaluar është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, lidhur me dyshimet se ai ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin e një rasti penal.

    Fjala është për dyshimet në përfshirjen në aferën e njohur të korrupsionit, në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

    Ndaj Rrahim Hashimit ka patur një aktakuzë tjetër në vitin 2015, për dyshime mashtrimi që kapnin vlerën e gati gjysmë milioni eurosh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!