×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 11:14

    Një person ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.


    Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

    “Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

    Ndërkohë, policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku ishte duke punuar viktima.

    “Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!