×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tavolinë me presidentë – Osmani, Jahjaga, Sejdiu e Pacolli pinë kafe bashkë

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 10:30

    Presidentja Vjosa Osmani kafen e mëngjesit e ka pirë me tre ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën e Behgjet Pacollin.


    Fillimisht Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Ata e kanë cilësuar Rugovën si arkitekt dhe bashkues të popullit të Kosovës.

    Po ashtu, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli do të vizitojnë sot gjatë ditës Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

    Ndryshe, para homazheve te shtatorja e Rugovës, Osmani i ka pritur ish-presidentët në zyrën e saj, nga ku edhe ka publikuar një video

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!