×
  • Lajme
  • Lajme

    Një televizion në Serbi publikon hartën e Kosovës dhe të Sanxhakut të ndarë nga Serbia

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:06

    Mediat në Serbi janë alarmuar pasi një televizion në këtë shtet e ka paraqitur hartën e Kosovës të ndarë nga Serbia, por edhe Sanxhakun gjithashtu të ndarë nga ky shtet.


    Në një emision të televizionit “BN TV”, me temën “Luftë në paqe, apo bashkëpunim”, ku ishte myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq dhe profesori universitar Çedomir Antiq, siç shkruan “Novosti” është paraqitur harta e Kosovës, e ndarë nga Serbia me vijë të kuqe, kurse Sanxhaku me vijë të kuqe të më të theksuar paraqitet i ndarë nga Serbia dhe Mali i Zi, përcjell Telegrafi.

    Sipas gazetës serbe “ndonëse vija ndarëse [e Kosovës] nuk është sikurse ajo e ndarjes me shtetet e tjera që kufizohet Serbia, në hartë nuk figuron emërtimi ‘Kosova dhe Metohia’, por vetëm Kosova”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!