×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit në krye të Prishtinës, Përparim Rama thotë se do ta vë kryeqytetin në “rrugën e duhur”

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 10:16
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Sot janë bërë një vit që kur Përparim Rama ka marrë detyrën si kryetar i Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Rama, një vit më parë është betuar se do të kryejë me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat detyrën e tij si kryetar i Prishtinës.

    Rama teksa ka kujtuar këtë moment ka thënë se projektet për transformimin e Prishtinës dhe transformimin e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë.

    “Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm nëpërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të krejt ekipit, do t’i kapërcejmë, e të vëmë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithsecilit’’, ka shkruar ai.

    Përparim Rama fitoi zgjedhjet në Prishtinë në rundin e dytë, atë të balotazhit, duke e përmbysur rezultatin nga rundi i parë kur doli i dyti pas Arben Vitisë së Vetëvendosjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!