×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga vrasja e policit Sami Thaçi – Krejt çka ndodhi në natën kritike të 28 janarit

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 10:40

    Sot bëhet një vit që prej vrasjes së policit Sami Thaçi në Zhur të Prizrenit.


    Thaçi 28 janarin e vitit të shkuar bashkë me kolegët e tij kishin shkuar për një aksion kërkimi anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit.

    Policia kishte thënë se gjatë bastisjes në një moment në katin e dytë të shtëpisë në rrethana të panjohura kishte ndodhur një shpërthim me ç’rast ishin lënduar tre zyrtarë policorë meshkuj K/Shqiptarë dhe një fëmijë, ndërsa një zyrtar policorë nga plagët e marra kishte ndërruar jetë, dhe ai ishte polici Sami Thaçi.

    Pas rastit u tha se policia kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit për vrasjen për shkak se i kishte thirrur vajza e tij 7-vjeçare.

    Ajo ishte ankuar se babai i tij po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ndërkaq që para arritjes së policisë në vendin e ngjarjes ai kishte vendosur eksploziv në derën e hyrjes.

    Pas rastit, policia kishte arrestuar të dyshuarin kryesor, Iran Badallaj dhe mikun e tij, Arben Gashi.

    Lidhur me rastin deri tani janë intervistuar dhjetëra persona.

    Thaçit i është ndarë urdhri “hero i Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!