×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëjtë si Kurti, as Albulena Haxhiu nuk ia dorëzon detyrën pasardhësit të saj në Ministrinë e Drejtësisë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 9:59
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

    Ashtu sikurse ish-kryeministri Albin Kurti, as ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres.


    Mospjesëmarrjen e saj për dorëzimin e detyrës te ministri i ri i Drejtësisë Selim Selimi, e konfirmuar , ish-shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu.

    “Albulena Haxhiu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit”, tha Sallahu

    Ndryshe, Albin Kurti është deklaruar dje se nuk merr pjesë në dorëzimin e detyrës së kryeministrit.

    Për kryeministrin e sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, Kurti ka thënë se “nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!