×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën, mjeku kosovar alarmon për aksidentet me trotinetë elektrikë

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 10:22

    Mjeku kosovar, Besnik Ibishi, ka shpërndarë një apel të kolegut të tij Lavdrim Agushi, i cili u ka kërkuar prindërve kosovarë që të kenë kujdes, meqë vetëm në kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë.

    Siç ka dhënë detaje mjeku Agushi, një 19 vjeçar ka thyer kafkën dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze, një 7 vjeçare është goditur nga një makinë teksa po lëvizte me trotinetin e saj, një 21 vjeçare ka pësuar lëndime të shumta të ekstremiteteve, derisa një 4 vjeçar e ka shqyer veshin si rezultat i rrëzimit nga trotineti.

    Mjeku Agushi ka shkruar se një nga faktorët për këtë është edhe mungesa e infrastrukturës.

    Shkrimi i plotë:

    Apel për kujdes, sidomos prindërve !!!

    Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik.

    19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze

    7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura

    21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve

    4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.

    Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.

    KUJDES

    Dr.Lavdrim Agushi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!