×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu i Trump në Kosovë, analistët: Për të nxitur krijimin e Qeverisë

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 17:10

    I dërguari i SHBA-së për bisedimet Prishtinë Beograd, Riçard Grenell, të enjten do të vizitojë Kosovën e më pas Beogradin. Analistët mendojnë se qëllimi i kësaj vizite është nxitja e autoriteteve të Prishtinës për formimin e qeverisë së re dhe aktivizimin e saj në negociatat Prishtinë-Beograd.


    Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për linjën speciale të fluturimeve Prishtinë Beograd, i dërguari i SHBA-së për dialogun i cili edhe pati meritat kryesore për këtë marrëveshje do të qëndrojë në këto dy shtete.

    Vizita e Grenellit në Kosovë po shihet në dy dimensione.

    “Presioni për të formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës si dhe aktivizimin e qeverisë së re në negociatat zyrtare Prishtinë Beograd”, shprehet analisti Bekim Kabashi.

    Megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje për Kabashin nënkupton se ka pasur dialog të fshehtë nga institucionet e të dyja shteteve.

    Edhe sot ka vazhduar presioni i ndërkombëtarëve për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje LVV-LDK.

    “Ne vetëm po vizitojmë partitë politike, nuk ka ndonjë lajm prej nesh. Natyrisht që duam të shohim qeverinë e re të formuar”, thotë Nataly Apostolova, Shefe e BE-së në Kosovë.

    Derisa LDK i ka dhënë afat LVV-së për arritjen e një marrëveshjeje ose jo deri në fund të javës.

    “Në rast të dështimit të krijimit të qeverisë nga Kurti, analisti Kabashi si alternativë tjerër e sheh koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet”, deklaron Kabashi.

    Në këtë rast do të mund të kishim një kombinim tjetër LDK-AAK-Nisma minoritetet serbe dhe joserbe. Ose edhe varinati i një qeverie pak më të gjërë teknike duke përfshirë edhe PDK-në e duke përjashtuar VV-në meqë nuk ka shprehur dëshirë.

    Kosova edhe pas më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Tashmë partisë fituese LVV-së i kanë mbetur edhe 13 ditë deri përpjekje për të gjetur alternative për formimin e qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!