×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që para 1 viti u prezantua nga Kurti, sot aderon në PDK

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 22:41

    Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Flamur Maloku, sonte ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.


    Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një postimi në Facebook, e cila thotë se Maloku me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, është vlerë për partinë e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i PDK-së:

    Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe ligjëruesi universitar Flamur Maloku.

    Mirëseardhje në PDK i uroi kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.

    Me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, i cili është shpërblyer me disa çmime për vepra letrare, Maloku është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

    Po ashtu, Flamur Maloku si vëlla i dy veteranëve të UÇK-së, vjen nga një familje atdhetare për të përmbushur planin tonë për rimëkëmbje kombëtare.

    Mirë se vjen në shtëpinë tonë të madhe politike!

    #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!