×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që tha se “foli” me Rugovën edhe pasi vdiq, bëhet këshilltar i zëvendëskryeministrit Selmanaj

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 18:39

    Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hazir Borovci është emëruar punën si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selamanaj, shkruan Reporteri.net


    Borovci i cili  e drejton degën që njihet si “Dega e Presidentit Rugova”, njihet  si ai personi  që thoshte se kishte folur me Ibrahim Rugovën në varr.

    Borovci në  tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

    Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    Të dashur miq,

    Dua tē ju njoftoj se nga sot do të vazhdoj angazhimin tim si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

    E falenderoj Zëvendëskryeministrin për besimin e tij dhe uroj që bashkërisht dhe në frymë bashkëpunimi, do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë.

    Sinqerisht i juaji!

    https://www.facebook.com/hazirborovci62/posts/2797006827185840

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!