×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësiti Special Intervenues nesër proteston sërish para Qeverisë, Kurti udhëton për punë partiake në Gjermani

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 18:27

    Njësiti Special Intervenues (NJSI), së bashku me njësitet e tjera speciale të Policisë, do të protestojnë edhe nesër [9 dhjetor] para objektit të Qeverisë së Kosovës nga ora 12:00.

    Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, shkruan Reporteri.net

    Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

    Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

    Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.

     

     

    NjSI proteston nesër, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!