×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihuni me policen e Njësisë Speciale, ish-ushtare e UÇK-së, që sot ishte në veri, shoqe e Enver Zymberit

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 18:26

    Diku midis rimelit dhe revolverit, finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave.


    Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë tani vajzat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Ato gjithnjë janë pjesë edhe aksioneve më të rëndësishme të Policisë. Sikur sot që policja Fikrije Behrami, fotografia e së cilës ka qarkulluar nëpër të gjitha mediet dhe rrjetet sociale.

    Behrami e cila ka gradën rreshter është ndër policet e para në Kosovë. Ata që e njohin thonë se e shquhet për profesionalizëm, por edhe me integritet të lartë njerëzor.

    Në çdo aksion në veri është prezente. Behrami gjatë luftës ka qene dhe pjese e UCK-së.
    Fikrija ka qenë shoqe klase e heroit Enver Zymeri, i vrarë në një aksion policor në Veri të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!