×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim i Policisë: Persona të armatosur sulmojnë patrullën në Zveçan, lëndohet një polic

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 1:02
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën rreth orës 23:00 persona të armatosur me armë të gjata kanë sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës, ku ka marrë lëndime një pjesëtar.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se sulmi ka ardhur nga një veturë Audi me targa KM.

    “Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.

    Pjesëtari i Policisë thuhet të ketë marrë lëndime të lehta, ndërsa vetura e policisë është dëmtuar konsiderushëm.

    “Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!