×
  • Lajme
  • Lajme

    “Njoftimet për largimin e mjekëve nga Kosova po shkaktojnë brenga e çorientime”, ankohet SHSKUK’ja

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 17:01
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka reaguar ndaj raportimeve se Klinika e ORL-së rrezikon mbylljen shkaku i ikjes së mjekëve nga vendi.

    Nga SHSKUK thonë se kjo klinikë nuk do të mbyllet pasi ka 13 mjekë specialistë si pjesë përbërëse e stafit, e dy të tjerë që janë në proces të rekrutimit.

    Megjithatë, thonë se lajmet për largimin e mjekëve nga Kosova po iu shkaktojnë brenga qytetarëve të vendit.

    “Njoftimet e shpeshta në platformat e informimit publik për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi apo nga sistemi publik me gjithë mirëkuptimin për misionin që kanë profesionistët e informimit, është duke krijuar brenga tek qytetarët dhe jo rrallë çorientim”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!