×
  • Lajme
  • Lajme

    NjSI proteston nesër, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 18:12

    Njësiti special intervenues i njohur si FIT nesër do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë.

    Shkaqet do të jenë të njëjtat sikurse në protestat e muajit të kaluar.

    Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri

    “Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. Nesër i merrni vesh kërkesat tona”, tha shkurt ai.

    Ndryshe, kjo njësi kishte protestuar edhe më 1 nëntor. Kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por ajo u anulua pasi kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim. Më pas, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por të cilat nuk kanë qenë të kënaqshme./Front Online/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!