×
  • Lajme
  • Lajme

    Nostradamus kosovar: Nëse VV nuk lëshon pe, Mustafën e kemi kryeministër

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 19:26

    Publicisti Nexhmedin Spahiu, ka folur lidhur me negociatat VV-LDK, ndërsa gjenden në javën përfundimtare për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisëse.


    Spahiu është shprehur optimist që koalicioni VV-LDK do të arrihet në minutat e fundit të afatit ligjor, por gjithë këtë zvarritje të këtij procesi e vlerësoi si lojë politike të Isa Mustafës.

    ”E kam thënë që nga fillimi që koalicioni do bëhet në minutat e fundit të afatit ligjor, dhe deri atëherë është në një taktikë që e zhvillon Isa Mustafa për shkak të lojës së tij që udhëheq brenda partisë dhe tendencës nga ajo mund të marrë nga negociatat me subjektin tjetër”.

    Sipas Spahiut, VV-ja do të lëshojë pe pasi nuk ka ndonjë alternativë tjetër.

    ”Besoj që njëra palë do të lëshojë pe. Do të detyrohet të lëshojë pe ajo që s’ka alternativë tjetër, Vetëvendosja. LDK e ka alternativën që të krijojë qeverinë me Aleancën, Nismën, dhe minoritetet por të ishte në këtë rast Kryeministër i Kosovës do të siguronte që Hashim Thaçi të kishte edhe një mandat tjetër. Me këtë lojë politike që ka zhvilluar Isa Mustafa ka siguruar për vete që të jetë o president o kryeministër, pastaj situata varet edhe në faktorë të tjerë”.

    Ai tha në Info Magazinën e Klan Kosovës që po të merrte pjesë Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett në takimin VV-LDK, do duhej të kishte marrëveshje finale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!