×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, serbët në veri ngrenë pankarta

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 9:35

    Serbët në veri të Kosovës PO vijojnë protestat e tyre prej disa ditësh kundër kryetarëve shqiptarë të komunave. Raportohet se disa protestues në Zveçan kanë ngritur pankarta të ndryshme.

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, shkruhej në to.

    Ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhËn akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it.

    Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!