×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk durohet Gani Geci, nga Drenica shkon në Karaçevë: Ne do ta mbrojmë territorin

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 13:15

    Banorët e Karaçevës kanë dalë për të protestuar pas zhvillimeve të fundit në këtë fshat të Kamenicës.


    Me flamuj të Kosovës e Amerikës në duar ata po kërkojnë mbrojtje, pasi disa ditë më parë xhandarmëria serbe u fut brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Reporteri.

    Në përkrahje të kësaj proteste ka dalë edhe ish deputeti, Gani Geci, i cili iu është bashkuar banorëve të Kraçevës në këtë protestë.

    Geci ka thënë se banorët e Karaçevës nuk duhet të bien pre e provokimeve serbe, por në anën tjetër ka potencuar se duhet mbrojtur territori i vendit pasi këtë e garanton edhe Kushtetuta jonë.

    “Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve duke ditur se kohët e fundit Serbia ka blerë armatim nga Kina e Rusia. Ne duhet ta mbrojmë territorin tonë sepse Kushtetuta na lejon dhe të gjithë deputetët e institucionet e vendit duhet i mbrojmë me të gjitha mjetet”, është shprehur ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!