×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk iu ndanë 300 eurot e premtuara, protestojnë sot personeli mbështetës i QKUK-së dhe SHSKUK-së

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 8:10

    Për mos marrje të shtesave prej 300 euro, personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK do të mbajë sot protestë.


    Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 10:00 të mëngjesit para SHSKUK-së.

    Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

    Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!