×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”- qytetarët protestojnë për tërheqjen e Trustit, u prin Bekim Haxhiu

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 12:16

    Ka nisur protesta e një grupi qytetarësh për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.

    Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.

    Ata U kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që në seancën e ardhshme të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

    “Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”,  “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh” kanë qenë disa nga parullat e tyre.

    Në krye të protestës ndodhet deputeti i PDK-së, Bekim Haxhi, i cili edhe ka iniciuar projektligjin për Trustin.

    Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.

    Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!