×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka koronavirus në Kosovë, 6 rastet e dyshimta në QKUK janë negative

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 18:44

    Nga data 08.02 deri me 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 26 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.

    Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

    Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!