×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka marrëveshje, kësaj radhe LDK e VV nuk dakordohen as për t’u takuar sërish

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 20:58

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-t, që të afrohen për të krijuar koalicionin qeverisës.


    Ka qenë i pari kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili konfirmoi se nga takimi ka dalur pa u marrë vesh me VV-në, e më pas edhe nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, e tha të njëjtën gjë, shkruan Reporteri.net.

    “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

    Haxhiu iu drejtua më ashpër LDK-së, duke thënë se koalcioni nuk u bë për shkak të insistimit të partisë së Mustafës.

    “Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për t’u kthyer para 8 janarit”, ka thënë Haxhiu.

    E ndonëse Mustafa foli vetëm për takimin e sontëm, Haxhiu shtoi se nuk janë marrë vesh as që të takohen sërish. Kjo gjë, sipas saj, do të diskutohet nga liderët.

    Ndërkaq, Haxhiu shtoi se VV-ja ka bërë çmos për një marrëveshje dhe, sipas saj, “nuk ka çka të bëjë tjetër”. Nënkryetarja tha se nuk mund të ofrojë garanci se koalicioni do të ndodhë.

    Sidoqoftë, duhet sqaruar se deklaratat e LDK-së dhe VV-së treguan qëndrime të palëkundura të partive. Ato vazhdojnë të mos pajtohen lidhur me postin e kryeparlamentarit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!