×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon rekomandimi i Zyrës për Cerfitikim në pako, pritet votimi veç e veç për partitë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 20:01

    Rekomandimi i Zyrës për Certifikim në KQZ për t’u certifikuar të gjitha partitë në një pako, nuk ka kaluar në mbledhjen e KQZ-së që është duke u mbajtur.


    Kjo pasi vetëm 5 anëtarë e kanë votuar këtë propozim. Kundër kanë votuar 6 anëtarë të KQZ-së. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se për të kaluar ky propozim duhet të votojnë së paku 8 anëtarë të KQZ-së.

    Debate të shumta janë zhvilluar mes anëtarëve të KQZ-së në lidhje me formatin se si do të do të certifikohen kandidatët e subjekteve politike.

    Derisa LVV ka kërkuar votimin në pako për certifikimin e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ kanë kërkuar që certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike të bëhet veç e veç ashtu siç ishin praktikat e mëparshme.

    Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar akoma.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!