×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u mbijeton plagëve që mori në kokë, vdes 18 vjeçari që u plagos dje në Prishtinë

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 11:29

    Një 18 vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.


    Ndaj 18 vjeçarit Lekë Bulliqi kishin shtënë disa persona, duke e lënë të plagosur në kokë. Me gjithë trajtimin mjekësor ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi është bërë i ditur nga grupi i tifozëve “Plisat”, pjesë e të cilit kishte qenë edhe vetë Leka.

    Ata kanë kërkuar nga organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar.

    Për këtë rast policia ka njoftuar se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

    Njoftimi i plotë:

    Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.

    Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.

    Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar.

    Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.
    Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë.

    Pusho i qetë Lekë! ??

    https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/photos/a.10150343842629959/10151330883339959/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDzPRNFyLtemaY4HkMm0c9v1kzWnif-gbJQ-5HEe9gLhku10Y3t2qzE-57SrCBkMTZvz_sVf8rlP48OdZfQ5G9DRWe4mFcNsqOBAJi9xPTfzL0fSwBLS4FAKQIgNwMuC49yivvl788gEfya9woHIt8Cs_IQZ8h7iYQVE1PthrKcPbf-tbYR5FQLaV8MHX402DWTnzFT8b_njlDc4U_tsJcKDjBSgT8VJco9ZSMc__eZs6kUo-mCDJ7PlVizxQ2IXN9txzyB7abImaoWIc3BtLL7DgFVCCt_6a9prvZ6s8qtyxumhAV01KjpUxv6s-egQZLshIzQXkq36q5bAg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!