×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër i madh i punëtorëve të sektorit privat pa kontrata pune, Qeveria t’i përfshijë në pakon financiare

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 11:12

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi u ka kërkuar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi që në pakon financiare të dedikur për këtë sektor si pasojë e pandemisë me koronavirus të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata.


    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëse nuk përfshihen në stimulimin financiar.

    “Të nderuar edhe njëherë po kërkojmë nga ju që të keni parasysh stimulimin financiar punëtorëve që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune dhe pa pagesë të kontributeve.Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje.Ne jemi në dispozicionin e juaj për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!