×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i kurorëzimeve brenda një viti, Prizreni zë vendin e parë, një tjetër komunë pa asnjë rast kurorëzimi

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 17:58

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2021.

    Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2021 janë kurorëzuar 19.697 çifte bashkëshortore.

    Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej 18.131, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1.566.

    Prizreni zë vendin e parë me 1,673 raste të kurorëzuarve apo 8.5%, kurse Ranillugu është komuna në të cilën nuk është shënuar asnjë rast kurorëzimi.

    Vendin e dytë e zë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaji me 1,117 apo 5.7 %.

    32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!