×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuredin Lushtaku “kapet” me asamblistët e VV-së në Skenderaj

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 16:11

    Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj ka reaguar lidhur me sjelljen e nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku, i cili gjatë një seance të Kuvendit Komunal, thotë se i ka kërcënuar dy asamblistë të saj.


    Sipas një video që është postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje të degës në Skenderaj, shihet Lushtaku duke e urdhëruar asamblisten Vjollca Ramadani që ta mbyllë gojën.

    “Mshele gojën se ta msheli ndryshe”, i ka thënë Lushtaku Ramadanit. Ai po ashtu me të njëjtën gjuhë i është drejtuar edhe Hysni Mehanit, asamblistë i VV-së në Mitrovicë.

    “Mshele, tani flasim unë dhe ti”, i ka thënë Mehanit.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, thotë se dënojnë gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, gjithashtu i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngritin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

    “Tek e fundit, për të ngritur çështje është Kuvendi Komunal”, thonë ata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!