×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxehet debati mes Mulla Osman Musliu e Lladrovcit: I kofsh falë vëllau i kujt je, se kishe mbetë t’u lujtë pitpidak në arat e Gllanasellës

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 15:45

    Ka vazhduar polemika mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe hoxhës Osman Musliu, pas deklaratës së këtij të fundit i cili drejtoi lutje tek Zoti që Lladrovci të mos fitojë edhe një mandat për të udhëhequr me Drenasin.


    Lidhur me këtë deklaratë reagoi Lladrovci, duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi, shkruan Reporteri.net.

    “Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, citohet të ketë thënë Lladrovci.

    E lidhur me këtë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka kontaktuar me hoxhën Osman, i cili drejtoi akuza të rënda për Lladrovcin, duke thënë se ai është në këtë pozitë falë familjes së tij.

    “Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak.”, tha ai.

    Tutje, mulla Osmani tha se Lladrovci duhet “t’ua puth këmbët” atyre të cilëve u ka borxh për pozitën në të cilën është.

    “Sa për kryetar e votë të qytetarëve, ti duhet tua puthësh këmbët disave në krah të të cilëve je aty e të cilët fatkeqësisht janë në burg. Frikohem se ndaj tyre do këndosh si bilbil, se në Komunë veç me nxjerr naj dokument kishe shku ndonjëherë”, tha Musliu për Reporterin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!