×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësi i infektuar me koronavirus kishte vijuar mësimin në Gjimnazin e Vitisë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 7:14

    Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është debatuar për luftën që po e bën Kosova me coronavirusin.


    Vitia është njëra nga komunat e Kosovës që është prekur nga ky virus.

    Një qytetar që dëshiroi të mbetet anonim në një lidhje direkte telefonike në emision ka shprehur shqetësimin se njëri nga të prekurit me virus e që tashmë është i konfirmuar nga institucionet shëndetësore është nxënës i gjimnazit në Viti, përcjell Telegrafi.

    Ai thotë se ka shqetësim se i prekuri ka pasur kontakte me nxënësit e tjerë e që në atë klasë janë përafërsisht 30 sosh.

    Mirëpo infektologu Valbon Krasniqi, i pranishëm në studio, ka dashur të qetësojë situatën pasi sipas tij të rinjtë e kalojnë shumë lehtë simptomën.

    Krasniqi thotë se për rastin në fjalë gjasat që i prekuri të ketë infektuar nxënësit tjerë janë të pakta pasi kronologjia tregon se koha mund të ketë qenë shumë e shkurtër për ta përcjellë infeksionin te nxënësit e tjerë.

    “Për një apo dy ditë pasi merret infeksioni është shumë e vështirë që virusi të përcillet te nxënësit e tjerë pasi që i nevojitet një kohë për t’u shumuar e që të jetë burim infeksioni për të tjerët”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!