Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet tym i madh teksa del nga objekti.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka shpërthyer zjarri.
Gazeta online ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje.
Ndërkohë, zjarrin e ka konfirmuar për mediat udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi. Ai ka thënë se sipas informatave të para nuk raportohet për të lënduar.
Zjarr në këtë objekt kishte pasur edhe në mars të këtij viti. Atë kohë nuk ishte raportuar për dëme. /Reporteri.net/