×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Në këtë 20 vjetor duhet të kujtojmë ata që u prekën nga lufta

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 20:22

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosove, Ruairi O’Connell, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka thënë se ka akoma shanse për të reflektuar  mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që munden ta ndihmojnë për ta ndërtuar.


    “NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë”, ka shkruar O’Connell në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se duhet të kujtohen të gjithë ata që u prekën dhe vuajtën nga lufta.

    “Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë. Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë”, shkruan O’Connell. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!