×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell thumbon politikanët: Është gjëja më e lehtë që gjatë fushatës të prezantohesh si “patrioti më i madh”

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 13:24

    Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur janë kritikuar institucionet vendore e ndërkombëtare për mos seriozitet për zbardhjen e fatit të 1653 personave të zhdukur në Kosovë.


    Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell ka dalë me një porosi të fuqishme për politikanët e Kosovës në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.Ai kërkoi nga politikanët që mos të keqpërdorin çështjen e të pagjeturve në fushatë, duke thënë se gjëja më e lehtë është të prezantohesh si patriot më i madh.

    “Mbeten 1653 njerëz të pagjetur. Ne duhet të bëjmë çmos për të zbuluar fatin e tyre pa dallim feje, etnie, familje, pa asnjë dallim u mblodhëm sot se krejt e ndajmë këtë qëllim… Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin në samitin e Londrës që mos të keqpërdoret kjo çështje për arsye politike. Është gjëja më e lehtë gjatë fushatës zgjedhore të dalësh dhe të tentosh të prezantohesh si patriot më i madh. Mendoj që njerëzit janë lodhur me prezantime të tilla të politikanëve. Më e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të mbajnë mend zotimin që kanë dhënë edhe mos të politizojnë këtë çështje. Të trajtojë çdo viktimë dhe çdo njeri të zhdukur si i barabartë. Por, atë do të bëjnë nëse ju si familjarë të respektuar kërkoni llogari prej tyre”, tha ambasadori O’Connell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!