×
  • Lajme
  • Lajme

    OEK: SHBA-të do të vazhdojnë të mbeten partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 14:04

    Sot në takimin e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me drejtuesin e Korporatës Zhvillimore Amerikane (DFC) për Evropën Juglindore, John Jovanoviq, vazhduam diskutimet për përfshirjen e kësaj korporate amerikane në financimin e projekteve të sektorit privat në Kosovë.


    Në fokus të veçantë projektet në energji, projektet që mundësojnë integrimin në tregjet globale të furnizimit (nearshoring) dhe instrumentet e reja financiare për përkrahje të bizneseve fillestare dhe të NVM-ve.

    “Vazhdimësia e perkushtimit amerikan, në përkrahje të Kosovës, u konfirmua edhe nga Sekretari i nominuar Blinken, gjatë dëgjimeve për konfirmim në Senatin Amerikan”. konsideron OEK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!