×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion i gjerë i Policisë nëpër autosallone

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 14:03

    Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Ferizaj.


    Cak i këtij operacioni kanë qenë autosallonet në këtë pjesë.

    Sipas raportimeve, Policia nëpërë ato lokacione ku i ka kryer bastisjet dyshon për vetura të vjedhura.

    Megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ata për lajmi.net kanë thënë se një operacion i tillë është në vazhdim e sipër.

    “Operacioni është në vazhdim e sipër, më pas dalim me detaje”, kanë thënë nga Policia e Ferizajt.

    Detaje të tjera rreth këtij operacioni, ose për persona të arrestuar ende nuk dihen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!