×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita dorëzon dhjetë amendamente në Kuvend

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 17:08

    Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dorëzuar dy amandamente për Buxhetin 2022.

    Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se njëri amandament ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjekësisë.

    Ndërkaq i dyti është për fëmijët pacientë me fibrozë cistike.

    “Dje, kam dorëzuar dy amandamente të nevojshme në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarjet buxhetore për vitin 2022.

    Amandamenti i parë ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjeksisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike, me qëllim të garantimit të cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove dhe shërbimeve shëndetësore në vend.

    Ndërsa, amandameti i dytë i dedikohet fëmijëve pacientë me Fibrozë Cistike, për ndarjen e buxhetit për sigurimin e medikamenteve të domosdoshme për trajtimin e tyre.

    Uroj që anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës t’i përkrahin këto dy amandamente të arsyeshme”, shkroi Zemaj.

    Gjatë kësaj jave, edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku të premten ka bërë të ditur se ka dorëzuar tetë amendamente.

    Këto amandamente janë:

    1. Rikthimi i projektit për Ujësjellësin Shipol – Brus, në vlerë prej 4,871,351.00€, i cili është i një rëndësie jetike për qytetarët e Skenderajt;
    2. Ndërtimi i shtëpive në veri të Mitrovicës, për kthimin e shqiptarëve në vendbanimet e tyre. Vlera e këtij projekti është 5,000,000.00€;
    3. Ndërtimi i Bashkësisë Lokale të Likocit – Skenderaj, në vlerë prej 700,000.00€;
    4. Ndërtimi i Bashkësisë Lokale të Qirezit – Skenderaj, në vlerë prej 900,000.00€;
    5. Renovimi i Kullës së Xhemajl Abrisë – Drenas, në vlerë prej 70,000€;
    6. Konservimi dhe rregullimi i Xhamisë në fshatin Burojë – Skenderaj, në vlerë prej 150,000.00€;
    7. Rregullimi i shtratit të lumit Klina, në fshatin Tushilë, në vlerë prej 250,000.00€;
    8. Ndërtimi i Akademisë Ushtarake në Aqarevë, në vlerë prej 210,000.00€.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!