×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita po mundohet ta rrëzojë Ramushin nga pushteti, por qysh tani LDK e VV po përplasen për karrigen e kryeministrit

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:55

    Opozita kosovare ka ditë që ka nisur takimet me synimin që t’i bëjnë 61 vota për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin aktual Ramush Haradinaj dhe ta çojnë vendin në zgjedhje, të bindur më pas se do të marrin shumicën e votave të elektoratit për ta qeverisur vendin.


    Deri më tani deputet të caktuar të opozitës kanë deklaruar se kanë mbledhur 58 vota dhe ju duhen edhe veç edhe 3 të tjera dhe ta rrëzojnë nga pushtetit koalicionin e ashtuquajtur PAN (PDK-AAK-NISMA).

    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të enjten mbrëma deklaroi se partia e tyre dhe dy partitë tjera opozitare VV e PSD janë gati për të formuar institucione pas zgjedhjeve të ardhshme.

    Ai tha se ka “harmonizim në plot çështje, që mund të artikulohen në programin e qeverisë së ardhshme”.

    Por Hoti më pas ja bëri të ditur VV-së e PSD-së se LDK-ja nuk ia lë dikujt tjetër mandatarin për kryeministër, përderisa kjo parti “është e para”.

    “Për aq kohë sa LDK-ja është partia e parë në vend, ne jemi të parët jo në bazë të sondazheve, por nga zgjedhjet lokale të tetorit 2017. Në bazë të këtyre rezultateve ishim të parët në nivel vendi. Votat historikisht nëse shihen, për kuvendet komunale janë indikatori më i saktë për një parti politike. Janë vota puro partiake, jo të koalicioneve. Nga zgjedhjet lokale ne jemi kthyer në partinë e parë në vend dhe në çdo hulumtim serioz ishim të parët me margjinë që po rritet ndaj partisë së dytë. Po ndodh ndryshim i madh te partia e dytë e tretë. E dyta që ishte para shtatë-tetë muajsh sot është e katërta. S’mund të them cila është. Jam i obliguar t’i përmbahem hulumtimeve. Ne mbesim të parët. Për aq kohë sa jemi të parët, s’ka logjikë që një parti tjetër të marrë kryeministrin. Tash për shembull Haradinaj ka dhjetë deputetë. Çfarë fuqie politike ka ai?” ka thënë Hoti në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se LDK-ja ka mësuar nga e kaluara që nuk do të lëshojë për partitë më të vogla postin e kryeministrit.

    Por nëse kihet parasysh një deklaratë e dhënë me 4 shkurt të këtij viti nga kreu i VV-së, Albin Kurti se ai do bëhet kryeministër pas Ramush Haradinajt, vihet në diskutim suksesi eventual nga opozita e sotme.

    “Po (do të bëhem kryeministër) dhe zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë këtë vit. Kam qenë i nominuar nga Këshilli i VV-së. Besoj që arsyeja që nuk ka zgjedhje është se dihet fituesi. Lëvizja Vetëvendosje” tha Kurti në një emision televiziv.

    Shtyrjet e tilla për karrigen e kryeministrit sikur ngritin dilemat nëse LDK e VV mund ta çojnë bashkëpunimin opozitar deri në fund dhe ta formojnë një qeveri të re pas zgjedhjeve të reja kurdo që mbahen ato. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!