×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetet ora policore, nga 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 19:28

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për masat e reja kundër Covid-19.


    Nga nesër, Gastronomia është e hapur deri në orën 22:00.

    Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.

    “Nga data 19 prill (nesër), kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga ora 22 e 30 deri në ora 5 të mëngjesit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e Covid-19./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!