×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatat Joqeveritare: Politika ta ndalë presionin dhe sulmet ndaj KQZ-së dhe Dakës

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:10

    Rreth 20 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar njëzëri lidhur me akuzat drejtuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.


    Këto organizara kërkojnë që partitë politike ta ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj KQZ-së dhe ta lënë këtë institucion ta bëjë punën e saj.

    Në reagimin e përbashkët, këto organizata kanë thënë se kushdo që ka pakënaqësi duhet t’i ndjek vetëm rrugët ligjore, duke shtuar se në KQZ vendimet merren në kolegjium.

     Reagimi i plotë:

    REAGIM NË LIDHJE ME AKUZAT DREJTUAR KRYESUESES SË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, ZNJ. VALDETE DAKA

    Ne, organizatat e shoqërisë civile iu bëjmë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën e tyre sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese. KQZ bën zbatimin e ligjit, dhe kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj këtyre vendimeve, dhe jo të bëjnë presion permes deklaratave publike.

    KQZ i merr vendimet ne kolegjium nga të gjithë anëtarët, që përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë të cilët emërohen si rezultat i nominimeve, të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. KQZ si institucion funksionin dhe detyrat e tij i ushtron në përputhshmëri me Ligjin nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligjin nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Poashtu me rregullat zgjedhore të Komisionit Qendror të zgjedhjeve i cili është miratuar me datën 02.07.2013.

    Andaj, vendimet nuk janë individuale të kryesueses së komisionit znj. Valdete Daka, pasi që KQZ si institucion ka dërguar listat me kandidat të subjekteve politike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ku ka marrë përgjigje nga ky institucion për personat të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit, në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhje. Mbi të gjitha, KQZ ende nuk ka marr vendim, andaj kjo nënkuptohet si presion për të ndikuar në vendimmarrjen e institucionit.

    Prandaj, organizatat e poshtëshënuara u bëjnë thirrje partive politike që të ndalin presionet dhe gjuhën që mund të qojë drejt kërcënimeve dhe sulmeve ndaj organeve të pavarura kushtetuese dhe drejtuesve të tyre.

    Demokraci për zhvillim (D4D)

    Demokraci Plus(D+)

    Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

    Lëvizja FOL

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

    Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKSIniciativa për Progres – INPO

    Institute for Development Policy (INDEP)

    Instituti Riinvest

    Qendra Per Politika dhe Avokim (QPA)

    Kosova Women’s Network

    Organizata Çohu / Preportr

    EC Ma Ndryshe

    ADMOVERE

    Cel Kosovo

    OJQ Plejada

    sbunker

    Debate Center

    Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile

    Krenar Shala – Aktivist i shoqërisë civile

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!