×
  • Lajme
  • Lajme

    Ortopedi i QKUK-së mbetet në burg për 30 ditë, kaq para mori ryshfet nga pacienti

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 13:02

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ortopedit Sabit Sllamniku. Siç bëhet e ditur ai ia kishte kërkuar 300 euro qytetarit për vlerësimin e invaliditetit, ndërsa është kapur në flagrancë duke i marr 100 euro.


    Mjeku ortoped i Klinikës Ortopedike në QKUK, Sabit Sllamniku, i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje të ryshfetit”, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendos sot për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që Sllamnikut t’i caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë.

    Sllamniku ndodhet në ndalim policor që nga mëngjesi i djeshëm, kur u arrestua në vendin e tij të punës në QKUK, derisa u kap në flagrancë duke marrë 100 euro ryshfet nga një person në karrocë të invalidit (emër i njohur për redaksinë).

    Sinjali raportoi se Sllamniku, si anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Invaliditetit në Prishtinë, dyshohet se ia kishte kërkuar atij 300 euro për secilin anëtar të këtij komisioni, në mënyrë që t’ia bënte një vlerësim të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!