×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Dëshmia jonë do të ruhet për të dokumentuar krimet gjenocidale të Serbisë

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:21

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 22 vjet më parë, njësitet e ushtrisë serbe, policia dhe paramilitarët serbë, në aksionin e planifikuar dhe të organizuar nga shteti serb, nën emërtimin “Reka”, pasi i bllokuan rrugët që të shpien në drejtim të Mejës, i ekzekutuan 376 shqiptarë, civilë të paarmatosur, burra e djem, 36 nga të cilët fëmijë nën 18-vjec.


    Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook u shpreh se ata e bënë këtë të shtyrë nga urrejtja etnike dhe nga synimi i sëmurë i Milloshevicit për ta shfarosur popullin shqiptar të Kosovën.

    “Eshtrat e shumë prej viktimave janë gjetur në Serbi, ku regjimi serb i kishte dërguar si pjesë të planit për t’i fshehur krimet. 13 prej tyre janë ende ndër personat e pagjetur, të zhdukur me dhunë, viktima të gjenocidit serb në Kosovë.”

    “Ndërmarrja gjenocidale e Serbisë provoi në Mejë, sikur gjithandej Kosovës, që duke i masakruar e rrëmbyer më të dashurit tonë, ta mbyste vullnetin tonë për liri. Por, shpirti liridashës nuk mundi të ndalej as me aparteidin dhjetëra vjeçar e as me gjenocidin e kryer ndaj nesh.”

    “Ne sot përkulemi me nderim të thellë para viktimave të këtij gjenocidi, edhe për ta kujtuar se sa e rëndësishme është që ta ruajmë e dëshmojmë kujtesën për ta, e mbi të gjitha të arrijmë drejtësi për ta. Vetëm kështu do të sigurohemi se dëshmia jonë do të ruhet dhe do të shërbejë për të dokumentuar krimet dhe për ta emërtuar synimin e Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar me emrin e tij të vërtetë: gjenocid”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!