×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Kurti në Gërmi, zyrtari i LDK-së: Isa Mustafa dikur s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij nga militantët e Kurtit

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:27

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në media, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani bashkë me familjarët e tyre në Gërmi.


    Dushi ka shkruar se në një kohë ish-kryeministri, Isa Mustafa nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij, nga siç i ka quajtur ai “militantët e dhunshëm” të Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    “Kryeministri i LDK-së, në të kaluarën, me familjen e tij nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual!”, ka shkruar  ndër të tjera Dushi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!