×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e paraqet në Polici incidentin me deputetin Xhavit Ukaj

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 23:42

    Pas incidentit që ndodhi në Kuvend, ku deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Mësohet se zyrtarët e Policisë së Kosovës janë nisur për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

    Pas incidentit ka folur edhe vet Ukaj, duke thënë se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

    Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!