×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: E rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 16:19
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën të ketë një fqinj si Serbia.

    Megjithatë ajo ka deklaruar se NATO së bashku me forcat e Kosovës, do të ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

    “Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, ka deklaruar Osmani në një interviste të dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, transmeton Reporteri.net.

    Osmani ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ku thotë se e kundërshton pasi Serbia pretendon të ketë kompetenca ekzekutive.

    Presidentja Osmani hedh poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa shton se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!